Në kërkim ndërkombëtar për n*rkotikë në Shkodër, arrestohet 40 vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali

Kapet në Shkodër dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin E. F. alias Endrit Cufi, 40 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij, Prokuroria e Riminit, Itali, në muajin shkurt 2025, ka lëshuar urdhër arresti, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve. Për këtë vepër penale, Kodi Penal italian parashikon dënim deri në 20 vjet burgim.