Kumbaro del me video-mesazh sensibilizues: Shijoje bregdetin, mbro mjedisin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2025, 10:35
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një videomesazh sensibilizues, në kuadër të fushatës për ruajtjen e pastërtisë dhe mbrojtjen e mjedisit gjatë sezonit turistik.
Në videomesazh, ajo apelon për më shumë ndërgjegjësim dhe përgjegjësi nga qytetarët dhe subjektet që operojnë në zonat turistike, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të garantuar plazhe dhe ambiente të pastra për të gjithë.
“Ke shkuar në plazh këtë fundjavë? Shijoje bregdetin tonë të bukur dhe mos harro t’i hedhësh mbeturinat në vendin e tyre. Pa kontributin dhe kujdesin tënd nuk ia dalim dot të kemi plazhe të pastra”, shkruan Kumbaro.
