Aksioni në Theth drejt përfundimit, IKMT ultimatum pronarëve të dy objekteve të fundit: Çmontojini vetë, përndryshe…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Korrik 2025, 11:05
Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.
Burimet bëjnë me dije se kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave IKMT u ka lënë afat deri në orën 18:00 që të çmontohen vullnetarisht nga vetë pronarët.
Ky aksion, i cili ka zgjatur një javë, ka çuar në shembjen e rreth 70 ndërtimeve të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit.
Pas përfundimit të ndërhyrjeve të sotme, autoritetet shtetërore do të tërhiqen nga territori i parkut, duke i hapur rrugë rikthimit të kontrollit dhe ruajtjes së integritetit mjedisor të Thethit.
