Aksident i rëndë në rrugën e Arbrit, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, dy shoferët përfundojnë në spital

GJORICË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit. 

Sipas raportimeve, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës" në Bulqizë.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar për ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.