Parkimet e dyfishta nën lupën e Policisë / Hodo: Ndëshkimi me burg i justifikuar vetëm për rastet me pasoja

Drejtori I policisë së shtetit ilir proda ka kërkuar ashpërsimin e gjobave për të gjithë ata që që bllokojnë akset rrugore me parkime të dyfishta. Madje nuk përjashtoi as dënimin deri në 3 vite burg.

Për ekspertin e sigurisë rrugore, Mamir Hodo, barra nuk duhet të mbetet vetëm mbi Policinë e Shtetit.

“Kjo është një fenomen që ndodh në të gjitha qytetet e vendit tonë veçanërisht në Tiranë. Kjo është një detyrë funksionale e shërbimit të policisë rrugore. Kodi rrugor ka parashikuar  që në këto raste duhet që ti ndëshkojmë me masë administrative drejtuesit e mjeteve në rastet kur parkimi I mjetit sjell probleme për sigurinë rrugore.”

Hodo thotë se rregullimi urban, ndërtimi i parkimeve publike dhe edukimi i drejtuesve të mjeteve janë hapa që duhen marrë paralelisht me masat ndëshkuese.

“Me penalizim me burg mund të dënohen vetëm ata që shkelin kërkesat e kodit rrugor duke shkaktuar aksidente dhe vepra penale.”

Parkimi jashtë rregullave të kodit rrugor shpesh bëhet shkak për bllokimin e trafikut në tiranë dhe jo vetëm.