“Tundet” qyteti bregdetar/ Tërmet në Vlorë, ja sa ishte magnituda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2025, 13:42
Një lëkundje tërmeti është regjistruar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas Institutit Gjeoshkencor, tërmeti u regjistrua në orën 11:57, me një magnitudë prej 3.2 të shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit ndodhej 4 km në perëndim të qytetit të Vlorës, ndërsa thellësia e tij ishte 5 km nën sipërfaqe.
Gjithashtu raportohet se lëkundjet janë ndjerë lehtë nga qytetarët, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.
