Ndihmë juridike falas për qytetarët në nevojë, Tirana kryeson me më shumë raste
Pak nga Qytetarët që nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar një avokat, e dinë që mund të përfitojnë shërbime juridike falas.
Patricia Pogaçe, thekson se përfitues janë individët pa të ardhura , por edhe kategori të cenueshme si viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikimit dhe të miturit në konflikt me ligjin.
Shërbimi përfshin këshillim ligjor falas, përfaqësim në gjykatë nga avokatë si dhe përjashtim nga tarifat gjyqësore.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Ndihmës Juridike, shumica e çështjeve lidhen me zgjidhje martesash, njohjen e vjetërsisë në punë apo problematika që ndikojnë direkt në mirëqenien e individëve
Tirana kryeson me numrin më të lartë të rasteve të trajtuara, ndërsa pas saj renditen qytetet e Gjirokastrës, Vlorës, Fierit dhe Tropojës. Ky shërbim po ndihmon dhjetëra qytetarë për të mos mbetur jashtë sistemit të drejtësisë panvaresisht gjëndjes ekonomike.
