Qytetarët ngrejnë alarmin: Ura mbi lumin Mat drejt rrënimit, investimet kanë munguar që kur është ndërtuar

Ura mbi Lumin Mat në aksin e vjeter rrugor Lezhë-Milot, sa vjen dhe amortizohet për shkak të mungesës së mirëmbajtjes.

Drejtuesit e automjeteve shprehen se investimet në këtë urë kanë munguar që prej kohës kur është ndërtuar.

Lëvizja e automjeteve sa vjen dhe vështirësohet. Shkak janë bërë këmbët e strukturës së urës që kanë dalë në siperfaqe dhe janë anuar, ndërsa hapësirat mes trarëve lidhës janë zgjeruar.

Që prej ndërtimit të superstradës Lezhë-Laç, ura e vjetër e mbi Lumin Mat ne Qarkun e Lezhes nuk po merr vëmendjen e duhur.

Autoritetet lokale në Lezhë thonë se përmes shkresave jua kane përcjellë shqetësimin institucioneve qëndrore, por deri me tani asnjë masë nuk është ndermarrë.