Hëna e plotë e korrikut, foto mbresëlënëse të “Hënës së Drerit”

Natën e së enjtes (10/7), hëna e plotë e korrikut u shfaq dhe tërhoqi vëmendjen e botës në qiellin e natës.

Hëna e plotë e korrikut, e njohur edhe si ”Hëna e Drerit“, dallohet këtë vit pasi është një nga hënat e plota më të largëta të vitit 2025, gjë që e bën atë të duket pak më e vogël në qiellin e natës.

Hëna e plotë e korrikut u emërua kështu sepse gjatë këtij muaji brirët e drerit mashkull janë në rritje të plotë. Shikoni fotot nga Rodosi dhe Nafplio në Greqi.