Berisha: Kushtetuesja foli qartë për Kuvendin e Kosovës, Kurti po kërkon kapital politik

Përmes një interviste në Ora News, Hisen Berisha, politikan nga PDK tha se Gjykata Kushtetuese e sqaroi qartë se çfarë duhet të bëhet me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Berisha: Janë polarizuar të dyja kahet politika. Mazhoranca interpreton votimin e fshehtë, ndërsa partitë e tjera interpretojnë respektimin e praktikave parlamentare. Këto të fundit thonë se seanca parlamentare është e shkruar dhe zgjedhja e kryetarit të kuvendit bëhet në seancën konstituive.

Aty thuhet se duhet respektuar kapitulli 4 i rregullores së kuvendit dhe çdo pretendim për ndryshim në këtë seancë, duke futur një komision për votim të fshehtë, nuk mund të bëhet në këtë seancë që ka vazhduar për 44 herë. Mendoj se kjo është strategji për shpëtimin e vetës Albin Kurtit për kapital politik.