Dështimi i Kuvendit, Hoti: Nuk shihet dritë në fund të tunelit. Partia fituese nuk zbaton as vendimin e Kushtetueses, duke e zhytur Kosovën në kaos

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar këtë të mërkurë për të dyzetekatërtën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

I ftuar për intervistë në hapësirën "Për Shqiptarët" në "Ora News", analisti kosovar Agron Hoti, u shpreh se tashmë sa herë del në media është i detyruar të përsërisë fjalët e tij, pasi gjendja në të cilën ndodhet Kosova për shkak të klasës së saj politike është një keqardhje e vërtetë.

"Kjo për më tepër edhe kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese flet qart, shihet se partia që i ka fituar zgjedhjet (Lëvizja Vetëvendosje) nuk është e interesuar për zgjidhje dhe të zbatojë vendimin e Kushtetuese. 

Kjo pastaj e zhvendos terrenin në një kaos politik nëpër të cilin jemi duke kaluar, ku nuk shihet dritë në fund të tunelit", u shpreh ndër të tjera analisti Agron Hoti.

PËR MË SHUMË NDIQNI ANALIZËN E PLOTË TË SITUATËS ME AGRON HOTIN