Aksident i rëndë në Pejë/ Përplasen dy automjete, humb jetën një person dhe plago*en katër të tjerë

PEJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete që janë përplasur me njëra-tjetrën. 

Si pasojë e përplasjes janë plagosur katër persona dhe ka humbur jetën një tjetër.

 Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës përmes një njoftimi për mediat. 

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore. Rasti po hetohet nga hetuesit e trafikut”, njofton policia e Kosovës.