Shkodra: Administrata e Trumpit po e hedh sërish vëmendjet drejt Ballkanit dhe Kosovës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2025, 19:01
Përmes një interviste në Ora News, Magbule Shkodra, politologe tha se administrata e Trumpit po e hedh sërish vëmendjet drejt Ballkanit.
Shkodra: Pas përmendjeve nga Trumpi të çështjes Kosovë-Serbi, ky është hapi konkret duke dërguar një këshilltar të Rubio dhe ka sjellë një njeri që ka dijeni për situatën në Ballkan. Ky është një hap i mirë dhe presidentja Osmani është në SHBA. Kjo më bën të mendoj se vëmendja po sillet sërish në Ballkan.