Rama e bën sërish, ulet në gjunjë para Melonit (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Korrik 2025, 16:08
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave italiane dhe ndëkombëtare me veprimin e tij ndaj homologes italiane Giorgia Meloni, gjatë Konferencës për rindërtimin e Ukrainës, që u mbajt në Romë.
Në pamjet e shpërndara në rrjet, shihet momenti kur Rama përshëndet Melonin duke u ulur në gjunjë, një gjest që ai e ka bërë edhe më parë.
Pas këtij momenti, duket se ka pasur një bisedë të shkurtër mes Ramës dhe Melonit, ndërsa ata po pozicionoheshin për foton zyrtare.