PAMJET/ Pastrime te Piazza" në Tiranë, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike
Në kryeqytet trotuaret dhe rrugët po lirohen nga tavolinat, karriget apo tendat e vendosura nga bizneset pa leje.
Ditët e fundit, pas urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin, edhe në Tiranë po vijon aksioni për heqjen e këtyre objekteve, që cenonin sigurinë e këmbësorëve.
Kreu i qeverisë bëri të ditur dje se “tetë grupe arkitektësh janë shpërndarë në territor për të inventarizuar plagët urbane, që pas pastrimit kërkojnë shërim, duke u rikthyer me projekte të reja komunitare”.
Rama tha se 100 arkitektë të mirënjohur ndërkombëtarë do të kontribuojnë falas me projektidetë e tyre.
Gjithashtu ministra dhe deputetë të PS-së kanë dalë në terren për t’u njohur nga afër me problematikat që lidhen me hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet publike.
Ky aksion po zhvillohet edhe në qytete të tjera të vendit, me synim për të garantuar akses në hapësirat publike për të gjithë qytetarët.
Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell sot pamje nga puna për lirimin e hapësirave te zona pas Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytet.

