Zbulimet arkeologjike në Lin/ Hafner: Një nga projektet më të mëdha që financohet nga BE

Albert Hafner, Profesor në Universitetin e Bernës i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se për zbulimet arkeologjik në Lin është një nga projektet më të mëdha që financohet nga BE.

Hafner: Këtë projekt e filluam në tre vende.

Në Shqipëri, në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ishte një nga projektet më të mëdhaja që financohet nga BE.

Ne jemi të lumtur me ato çfarë kemi gjetur gjatë viteve të fundit.

Këtë vit ishte më spektakolare se vitet e fundit.

Këto site u njohën edhe nga UNESCO si trashëgimi botërore.

Gjatë punës me UNESCON vumë re se kishte site të tjera në Evropë dhe sidomos në Ballkan por gjithashtu edhe në Kinë.

Por përqëndrimi më I madh është në Alpe.