VIDEO/ Zona e “7 Krojeve” në Gjirokastër, një shteg i ri në zbulimin e bukurive të fshehura të qytetit të gurit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga qyteti i Gjirokastrës, ku kanë përfunduar punimet në kalldrëmet dhe rrugën lidhëse në zonën e njohur si “7 Krojet”.

Ky investim i ri synon të krijojë një shteg të ri në zbulimin e bukurive të fshehura të qytetit të gurit, duke e kthyer zonën në një tjetër pol tërheqës turistik në jug të vendit.

“Kanë përfunduar punimet e kalldrëmeve dhe rrugës lidhëse në zonën e “7 Krojeve”, duke hapur një shteg të ri në zbulimin e bukurive të fshehura të qytetit të gurit për të krijuar një tjetër pol turistik”, shkruan Kryeministri Rama, teksa ndan pamje nga transformimi i zonës.

Punimet në “7 Krojet” vijnë si pjesë e ndërhyrjeve për rivitalizimin urban dhe turistik të Gjirokastrës, një prej qyteteve më karakteristike të trashëgimisë kulturore shqiptare.