"PD duhet të gjejë zgjidhje si të largojë regjimin", Salianji: Nuk ka më qytetarë në Shqipëri që mendojnë se ka zgjedhje të lira

"PD duhet të gjejë zgjidhje si të largojë regjimin. Ne duhet të gjejmë zgjidhje si duhet të largohet Edi Rama. Unë mendoj, e kam bërë në të kaluarën, e kam thënë kur kam pasur funksion zyrtar se nuk është se më mungon as tani, mundësia për ta thënë, që ne duhet të fokusohemi shumë të gjetja e zgjidhjes, pasi PD e ka bindur, nuk mendoj se ka më qytetarë në Shqipëri që mendojnë se ka zgjedhje të lira dhe të ndershme.", tha Salianji.