“Me zor pres përballjen në Strasburg"/ Salianji nuk largohet nga politika: SPAK i kam kërkuar hetim për Gjykatën e Lartë, falsifikuan…
Pas daljes nga burgu, ish deputeti i PD Ervin Salianji ka shkuar në selinë blu, ku po zhvillon një konferencë me gazetarët.
Ai tha se burgosja e tij ishte politike dhe shtoi se Gjykata e Lartë ka falsifikuar shortin për trupën gjykuese për rekursin e tij.
“Padiskutim që do të kemi komunikime, do të jem aktiv politikisht, jam përpjekur dhe nga burgu me aq sa mundësi komunikimi kisha me letra… ka një pengesë që edhe kjo vjen me urdhër politik që është moszbardhja e vendimit të Gjykatës së Lartë.
Gjykata e Lartë në këndvështrimin tim ka bërë një falsifikim të shortit të trupës gjyqësore që shqyrtoi rekursin tim, i jam drejtuar SPAK për hetim që përse duhej hequr një trupë që ishte me short dhe pse u vendos një trupë me miqësi”, tha ai.
“Me zor e pres një përballje në Gjykatën Europiane për të përcaktuar nëse kam pasur unë të drejtë apo qeveria”, theksoi ai.
Sipas Salianjit, jeta e tij politike do të vijojë.
Salianji: Do të jem aktiv politikisht, kam qenë dhe nga burgu përmes letrave. Ka një pengesë me urdhër politik, moszbardhja e vendimit nga ana e Gjykatës së Lartë. Kjo gjykatë ka bërë një falsifikim të shortit për të bërë gjykimin tim. I kam bërë kërkesë SPAK për hetimin e arsyes se përse u hoq trupa e gjykimit e zgjedhur nga shorti elektronik dhe u caktua një tjetër. Vendimet e Gjykatës së Lartë ende nuk është zbardhur që t'më japë mundësi të shkoj në Gjykatë Kushtetuese dhe më pas në Strasburg. Me zor e pres një përballje në Gjykatën Europiane për të përcaktuar nëse kam pasur unë të drejtë apo qeveria. Tani do të kem më shumë kohë për të qenë më pranë problemeve të qytetarëve. Tani i ndjej në lëkurë padrejtësitë.
