VIDEO/ Demokratët mblidhen te burgu i Fierit për të pritur lirimin e Ervin Salianjit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2025, 15:01
Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji për lirimin me kusht, pasi ka ezauruar 2/3 e dënimit.
Me këtë vendim, Salianji pritet nga minuta në minutë të lërë ambientet e izolimit të Burgut të Fierit nga ku do të drejtohet drejt Tiranës.
Në ambientet e jashtme të burgut ka nisur tashmë grumbullimi i demokratëve, të cilët do të presin krahëhapur Salianjin në këtë ditë të veçantë të tij.
