"U dënova për të shmangur betejën zgjedhore"/ Salianji: Gjykimi është bërë me familjarët e zyrtarëve të PS
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Korrik 2025, 17:59
Salianji: U dënova për të shmangur betejën zgjedhore. Jemi në një situatë ku vullneti i një individi vendos dhe percakton mbi çdo institucion dhe ligj. Pasojat që solli denoncimi im, ishte që një i dënuar për trafik drogë u dorëzua në Itali. Pavarësisht periudhës së kaluar padrejtësisht, burgu nuk i urohet as hasmit, por ju e keni parë se e kam marrë si një kosto të mosdorëzimit të të vërtetës apo moralit që ka individi. I gjithë gjykimi është bërë me familjarët e zyrtarëve të Partisë Socialiste. Një sistem gjyqësor përdoret për të goditur një kundërshtar politik, për të intimiduar persona që kanë probleme me ligjin.