Lirimi i hapësirave publike, Rama: Të njëjtën gjë që po bëjmë në Vlorë, do e bëjmë në Fier, Durrës e Tiranë. Kanë marrë hov të madh

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish aksionin në Vlorë për lirimin e hapësirave publike.

Duke folur në një video-live nga makina, Rama ka theksuar se është e pafalshme që Vlora të mos ketë ujë të pijshëm, duke e vënë fajin te autotitetet lokale.

Ndërkohë që duke folur për lirimin e hapësirave publike, Rama theksoi se të njëjtën gjë që po bëjnë tani në Vlorë, do e bëjnë dhe në qytetet e tjera. 

"Siç bëmë në Vlorë, do bëjmë në Tiranë, në Fier, Durrës, Shkodër, sepse këto qytete kanë marrë hov të madh, do përballen me sfida të reja. 

Vazhdojmë të pastrojmë plagën e tmerrshme që iu hap Thethit dhe ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentacionin, dhe t’i kërkojë KLP që të qëndrojë mbi prokurorinë e Shkodrës, sepse realisht është shumë shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth. Strukturat e shtetit janë lënë në baltë nga një prokurore dhe Prokuroria e Shkodrës e merr në mbrojtje," tha Rama.