"Irena me 5 mbiemra", Berisha: Llum njerëzor! Vetëm për djegësin e Tiranës, Erion Veliaj meriton të paktën 40 vite burg!
Gjatë një deklarate për mediat nga ambientet e SPAK, ku u paraqit për masën e sigurisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi drejtësinë dhe pushtetin, duke iu referuar gjyqtares Irena Gjoka si simbol i degradimit të sistemit.
Ai shtoi se Gjoka vazhdon të ushtrojë funksionin e saj si gjykatëse pasi, përfaqëson fytyrën e vërtetë të drejtësisë së komanduar nga Altin Troplini, Ulsi Manja dhe Edi Rama.
Berishai tha se kjo gjyqtare ka mashtruar në formularë zyrtarë dhe ka amnistuar krime zgjedhore. Ai vijoi deklaratën duke e cilësuar sistemin gjyqësor si “piramidë turpi” që mbron pushtetin.
DEKLARATA E BERISHES
Ka amnistuar dhe amniston krimin monstruoz antikushtetues zgjedhor. Ju e shihni, farsa elektorale e 11 Majit ishte krim universal.
Që të gjitha dosjet, të gjitha shkeljet e mëdha ligjore, amnistohen nga njeriu që njoftoi Troplinët të largohen pas urdhrit që erdhi nga Prokuroria Italiane, sepse është një shërbëtor i tyre.
Edhe dy fjalë për gjykatësen llum njerëzor dhe llum i drejtësisë, turp njerëzor dhe turp i drejtësisë, gjykatësen me 5 mbiemra, Gjoka-Maneku-Stërmaneku.
18 muaj më parë është denoncuar si një mashtruese ordinere. Si një njeri që ishte shkarkuar me firmë të Sali Berishës dhe u thoshte avoketërve ma provoni se jam shkarkuar.
Dhe kur avoketërit i nxorën vendimin, thoshte nuk jam Gjoka, por jam Maneku. Ky llum njerëzor dhe llum gjyqësor vazhdon punën si gjykatëse duke qenë në krye të piramidës së turpit të punonjësve të sistemit gjyqësor.
Thuhet se para një javë, në qoftë se është e vërtetë, qenka hapur çështje gjyqësore për të.
Tani, më thoni ju mua, një njeri që ka kryer krime të shumta, dhe pas kryerjes së këtyre krimeve, e dënuar në Greqi për vepra penale dhe civile, u deklaroi para dy muajve gazetarëve në Shqipëri që nuk kam qenë kurrë e dënuar.
Ky njeri kishte firmosur prokura për avoketerët për ta mbrojtur për çështjet për të cilat ishte dënuar në Greqi.
Ky person, i cili ka mashtruar publikisht në formularët që plotëson se nuk kam qenë e dënuar, vazhdon turpërisht të ulet në sallën e gjyqit sepse është fytyra e vërtetë e Altin Troplinit, fytyra e vërtetë e Ulsi Manjës dhe Edi Ramës. Këto janë pra ato që unë parashtrova në vizitën time të shkurtër.
Nderkaq ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se vetëm për djegësin e Tiranës, Erion Veliaj meriton të paktën 40 vite burg!
"Nuk merremi. Erion Veliaj është autori, pas Edi Ramës, kryesor i djegësit të Tiranës.
Ai vetëm për djegësin e Tiranës meriton të paktën 40 vite burg. Minimumi, bashkë me Edi Ramën", tha Berisha.

