Malaj në rinas: Turizmi sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit
Muaji korrik ka shënuar një rritje të ndjeshme të turistëve që zgjedhin Shqipërinë për të kaluar pushimet.
Për të monitoruar situatën ministri i Financave zhvilloi një takim në aeroportin e Rinasit ku tashmë numri i fluturimeve është rritur ndjeshëm. Këto shifrat sipas ministrit tregojnë se vendi ynë është kthyer në një destinacion turistik.
Megjithatë kërkoi përshpejtimin e procedurave të kontrollit dhe kalimit të qytetarëve, por pa neglizhuar. Objektiv përshpejtimin e procedurës garanci të kontrollit doganor.
Nuk kanë munguar as rastet kur në aeroport janë evidentuar raste kur persona të ndryshëm janë future me para të padeklaruara.
Muaji korrik dhe më tej ai gusht shënojnë kulmin e pushuesve që mbërrijnë në shqipëri, ku sërish ka një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e shkuar.
“Kemi objektivin e parë për të garantuar përshpejtimin dhe procesimin e shpejtë të udhëtarëve, duke pasur parasysh se kemi një numër udhëtarësh gjithnjë e në rritje. Por nga ana tjetër, paralelisht, duhet të të garantojmë që të kemi nivelet e nevojshme të kontrollit për sa i përket zbatimit të procedurave doganore qofshin këto për udhëtarët, qofshin këto edhe për bizneset. Keni mbështetjen maksimale, pra të gjitha strukturat që janë këtu, për sa i përket rritjes së cilësisë së shërbimit që ofrohet nga ana e autoriteteve doganore, duke pasur parasysh që kjo është porta kryesore hyrëse e turistëve, por dhe kontakti i parë që ata kanë me Shqipërinë”, u shpreh Malaj.
