Hysaj: Në kulmin e sezonit turistik, Durrësi përballet me mungesë uji dhe neglizhencë totale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Korrik 2025, 10:32
Anëtarja e kryesisë së PD, Jola Hysaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar mungesën e ujit të pijshmëm në Durrës.
Në një foto në Instagram, Jola Hysaj shkruan: Skandal me ujin në Durrës.
Në zonën e plazhit mungon uji prej ditësh. Bizneset dhe banorët ankohen.
Turistët janë të zhgënjyer por ujësjellësi hesht.
Në kulmin e sezonit turistik, Durrësi përballet me mungesë uji dhe neglizhencë totale.
''Kur dhëndri është nga Durrësi dhe vjehrri jeton në Tiranë. 8 Ditë pa ujë!
Vjehrri: O dhëndër ku vete kesh?
Dhëndëri: Vij te nusja bëj një dush, se u mbush djersa u bë llum!'', shkruan Hysaj në Instagram.
View this post on Instagram
