"Është një reprezale"/ Kalaja: Mandatet e shumta sjellin arrogancë dhe rrezik për demokracinë

Në një lidhje direkte në “Ora News”, kandidati i opozitës, Aulon Kalaja, shpreh shqetësime për aksionin e kryeministrit Rama në lirimin e hapësirave publike dhe thekson rrezikun e arrogancës që mund të vijë nga qëndrimi i gjatë në pushtet.

"Kjo është një reprezale që ai po bën tani, për arsye se mesa duket ka kaluar në arrogancë dhe arroganca vjen nga tejngopja.

Prandaj jam shprehut gjithmonë kundër mandateve të treta dhe të katërta sepse kryeministrin e kthejnë në përbindësh sidomos në vende me demokraturë, siç është ky i joni.

Kur kemi parasysh këtë, ai është i palidhur ose i pakushtëzuar nga ligji. Pra çfarë i pëlqen Ramës ka fuqinë e ligjit.

Ai është në gjendje të bëj çdo gjë dhe të heq çdokënd që nuk i shkon përshtat apetiteve të tij.

Vetëm ai nuk mund ta shkel ligjin edhe kur e shkel që thotë se nuk mund të dënohet sepse vetëm ai ka fuqinë e ligjit e këto janë gjëra normale që kanë ndodhur rëndomtë të paktën 12 vitet e shkuara dhe sigurisht që do të mësohemi edhe në të ardhmen për këto shkarkime.

Ajo është një parti pa dinjitet. E majta është gjithmonë pasuri kombëtare në të gjithë botën, ndërkohë në Shqipëri të jemi realist është një parti uniteti që prevalon gjithçka. Uniteti prevalon mbi të vëtetën dhe mbi të drejtën", u shpreh Kalaja.

Për me shumë ndiqni intervistën e plotë: