VIDEO/ “Partizani”, Berisha paraqitet në SPAK: Ja mesazhi që i lashë Dumanit! Elbasani, krim i rëndë mjedisor

Këtë të hënë për dosjen “Partizani” ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, për respektim të masës së sigurisë së vendosur ndaj tij. 

Lidhur me shtyrjen e seancës së parë në GJKKO një javë më parë, Berisha tha: "Dy gjëra. Unë njoftim zyrtar, siç duhet, nuk kisha marrë, por nuk ishte ajo arsyeja.

Arsyeja ishte se, unë isha në një udhëtim, siç mund ta keni marrë vesh. Por, e vërteta është se, njoftimi zyrtar nuk kishte ardhur. Unë iu kam dhënë një përgjigje, mos përsërisni pyetjet.

Janë avoketërit e mi ata të cilët përcaktojnë vendimet.

Unë gjer tani njoftim zyrtar nuk kam marrë, por unë nuk mund të them se nuk kam marrë, se ajo është dhënë në media që është shtyrë gjyqi për datën 21. Por, shkresë nuk kam marrë".

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet nën masën detyrim paraqitje, kurse dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi në arrest shtëpie.

Nga porta e SPAK, Berisha tha se i ka lënë një shënim kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, ku i ka theksuar se "Ramaduro" është krimineli më i madh i Shgqipërisë.

"Dedikasa që unë i lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon: Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është de facto përgjegjësi më kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri. Kjo, u la në këtë prokurori", u shpreh Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se ajo që ndodhi në Elbasan javën që lamë pas është një krim i qëllimshëm mjedisor që duhet hetuar dhe ndëshkuar.

“Tani, siç jeni informuar për 6 ditë me radhë, qytetarët e Elbasanit pësuan agresionin toksik më të madh në historinë e atij qyteti.

Ky krim i rëndë mjedisor, sikundër krimi i rëndë ciklik mjedisor në Vlorë, nuk ekziston për Altin Troplinin, paçka se ligji, krimet mjedisore ia kërkon këtij institucioni sepse i ka shpallur krime të rënda.

Pra, ky mercenar i Edi Ramës, ka vendosur institucionin në funksion fund e krye të partisë së krimit dhe të qeveritarëve të krimit.

Të digjen fusha e plehrave në Vlorë çdo 3 muaj, të marrin vlonjatët gjer dhe dioksinë mund të ketë në ato plehra dhe mund të krijohet nga djegia. Pa diskutuar pastaj efektet e mirëfillta kancerogjene nga djegiet, të gjitha këto nuk ekzistojnë sepse ky është një peng i verbër i Edi Ramës dhe Ulsi Manjës.

Opozita shqiptare e ka denoncuar, siç e di ti, nëpërmjet eksponentëve ose drejtuesve më kryesorë të Elbasanit.

Ka denoncuar në mënyrë të përsëritur në konferencë shtypi dhe media, z. Blendi Himçi, deputet i zgjedhur i Elbasanit. Z. Tomor Alizoti pas kthimit, se ka qenë jashtë, si kryetar politik. Në qoftë se, dikush organizon një protestë dhe ftohesh, duhet të shkosh. I paftuar, nuk duhet t’u marrësh protestën të tjerëve. Ka rregulla.

Kur nuk je ftuar, mirë nuk është të shkosh, duhet t’ia lësh meritën atij që e ftoi dhe do ta bëjë vetë. Vetë PD ka bërë tek institucion me dhjetëra e dhjetëra denoncime dhe ka denoncuar disa herë djegësin e Elbasanit, por këtu, ky institucion është institucioni i amnistisë së krimeve të rënda mjedisore. 

Të vetmen gjë që nuk mund të themi është se, PD nuk ka bërë padira. PD ka bërë kaq shumë padira!”, u shpreh Berisha.