FËMIJËT PËRBALLË TË NXEHTIT/ Pediatria Brati: Kujdes i shtuar për të vegjlit, vapa më e rrezikshme se sa periudha e dimrit
Me rritjen e temperaturave, pediatrit apelojnë për kujdes të shtuar ndaj fëmijëve, veçanërisht në orët me diell të fortë, nga ora 10 e paradites deri në 5 pasdite.
Mjekja pediatre pediatrike Sonila Brati në një intervistë për “Ora News” këshillon kujdes të veçantë për fëmijët 0–2 vjeç si mënyra më e mirë për të shmangur komplikacionet.
“Vapa është në fakt ka më tepër rrezikshmëri se sa periudha e dimrit, kjo dhe për shkak të temperaturave ekstreme që ne po kalojmë këto ditë dhe kemi parë që fëmijët nuk kanë shpëtuar nga kjo gjë.
Janë prekur nga virozat, kanë pësuar djegie të lëkurës, por apeli jonë është gjithmonë për prindërit dhe kujdesin që duhet të kenë për minimizimin që duhet të kenë në lëvizjet në orët e pikut dhe kujdesin që ata duhet të kenë qoftë me fëmijët e vegjël fare, por edhe ata më të rritur, sepse edhe ata njëlloj si me të moshuarit preken nga sëmundjet kronike”, u shpreh mjekja Sonila Brati.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME MJEKEN PEDIATRE SONILA BRATI

