Trump: 12 letra të nënshkruara për tarifat, do të fillojnë të hënën
Presidenti amerian Donald Trump ka nënshkruar 12 letra në lidhje me tarifat për vende të ndryshme, të cilat do të dërgohen të hënën.
Presidenti e tha këtë, sipas Bloomberg. Trump shpjegoi se letrat kanë sasi të ndryshme tarifash dhe nuk specifikoi se në cilat vende do të dërgohen. Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar dje projektligjin e tij të diskutueshëm për uljen e taksave dhe shpenzimeve.
Republikanët në Kongresin e SHBA-së miratuan të enjten të ashtuquajturin “Projektligji i Madh dhe i Bukur”, pasi u kalua nga Senati me një shumicë të vogël, duke i dhënë Trump një fitore të madhe politike.
Trump nënshkroi projektligjin në një ceremoni më 4 korrik, që përkon me festën kombëtare të SHBA-së që shënon Ditën e Pavarësisë. Projektligji parashikon zgjatjen e përhershme e lehtësirave tatimore nga mandati i parë i Trump në detyrë.
