RREGULLA TË REJA PËR FLUTURIM! Bashkimi Evropian miraton  rregullat për bagazhet e dorës

Pas shumë ankesash dhe paqartësish, Bashkimi Evropian po planifikon të unifikojë rregullat për bagazhet e dorës në fluturimet brenda dhe jashtë BE-së. Udhëtarët pritet të marrin një valixhe kabine dhe një çantë personale falas, me përmasa dhe peshë të standardizuar. Kjo do të shmangë tarifat shtesë dhe surprizat në aeroport. Propozimi ka kaluar në Parlamentin Evropian dhe pret miratimin e shteteve anëtare. Rregullorja synon të ndalë abuzimet e kompanive low-cost.

Një lajm i mirë për të gjithë ata që udhëtojnë shpesh me avion, sidomos me linjat e lira evropiane. Bashkimi Evropian po shkon drejt një rregulloreje të re që synon të bëjë më të lehtë dhe më të drejtë transportin e bagazhit të dorës.

Aktualisht, secila kompani ka procedura të ndryshme për përmasat dhe peshën e bagazhit që lejohet falas. Shumë pasagjerë kapen në befasi kur ndërron linja dhe detyrohen të paguajnë shtesë për valixhen e tyre.

Me ndryshimin e ri, të gjithë udhëtarët do të kenë të drejtën të marrin një valixhe kabine deri në 100 centimetra në total dhe deri në 7 kilogramë peshë, si dhe një çantë personale për nën sedilje, me përmasa të standardizuara 15 cm., pra me këtë rregull pasagjeri nuk ka nevojë ta paguaj ekstra por i merr të dyja me vetë në avion.

Parlamenti Evropian e ka miratuar tashmë propozimin dhe tani pritet vetëm miratimi nga vendet anëtare të BE-së për ta bërë ligj.

Nëse miratohet, rregulli i ri do të zbatohet në të gjitha fluturimet brenda Bashkimit Evropian dhe në linjat hyrëse e dalëse nga BE-ja.

Një standard më i drejtë, që synon të shmangë abuzimet dhe të lehtësojë udhëtimet për të gjithë qytetarët.