Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, por i Erion Veliajt?

Erion Veliaj nëpërmjet kompanive të tij, kompanive të lobimit dhe studiove ligjore publikoi në një media të huaj “EU Reporter”, një artikull me titullin: “Erion Veliaj, Mayor of Tirana, held without charge for past five months”.

Teksa lexon ndër rreshtat e parë artikullin e kupton se nuk kemi të bëjmë me një shkrim të zakonshëm, por kemi të bëjmë me një përpjekje të strukturuar për të rehabilituar publikisht figurën e një zyrtari të nivelit të lartë nën hetim penal, i cili ka 14 akuza për disa vepra të rënda penale.

Në këtë shkrim gjejmë një letër të nënës Shqiponja, e cila procesin ndaj të birit e quan “kafkian”.

Përtej europianëve që duhet të reagonin apo thirrjeve që bëheshin, letra e nënë Shqiponjës përmendte emrin e Franc Kafkës, pra përdorte termin “kafkian”.

Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, por

Pas kësaj letre, ne bëmë një analizë të thjeshtë, nxorëm disa përfundime, publikuam një analizë me AI dhe në përfundim nuk na duket se nënë Shqiponja ka lexuar Kafkën, pasi janë vepra të vështira për t'u lexuar nga intelektualë dhe akademikë e jo më nga njerëz të thjeshtë.

Por pse ne kemi thënë se termi “Kafka” është i Erion Veliajt dhe jo i nënë Shqiponjës dhe se ajo nuk ka lidhje me këtë letër apo shkrim, që është publikuar nga "EU Reporter", më shumë për propagandë para vendimit të Gjykatës së Lartë.

Po sjellim disa fakte që e provojnë që "Kafka" është i Erion Veliajt dhe jo nënë Shqiponjës.

Që në momentet e para të arrestimit të tij, Veliaj për historinë e tij ka përdorur termin “kafkian”.

Postimi i bërë në datën 19 shkurt (1 herë)

Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, por

Vijojmë më 23 shkurt (1 herë)

Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, por

 

Shkojmë më tej në 25 shkurt (9 herë)

Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, por

 

Më pas 1 mars (2 herë)

Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, por

Veliaj e përmend dhe më 3 mars (2 herë)

Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, por

Po ashtu dhe në 6 mars (1 herë)

Pse "Kafka" nuk është i nënë Shqiponjës, por

Pra, të gjitha këto tregojnë që “Kafka” është i Erion Veliajt.

Tani nënë Shqiponja mund të thotë se e ka bërë atë letrën vetë, ama “Kafka” nuk është i saj, por “Kafka” është i Erion Veliajt ./ CNA