VIDEO/ Në mandatin e katërt, Edi Rama mbush 61 vjeç, Akademia Politike e uron me një krijim të IA: Edhe 100 kampion!

Sot, 4 korrik, kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen e tij të 61-të. Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 në Tiranë.

Ai ka një karrierë të gjatë si në politikë, mësimdhënie apo sport. Rama është ish-basketbollist, ish-pedagog, piktor, publicist dhe politikan shqiptar.

Figura kryesore e Partisë Socialiste që prej vitit 2005 dhe i pari lider shqiptar që udhëheq qeverinë prej katër mandatesh tanimë.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, PS mori një tjetër fitore, me qëllimin kryesor për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

VIDEO/ Në mandatin e katërt, Edi Rama mbush 61 vjeç, Akademia

Edhe pse ditë feste, kryeministri e nis sot ditën me punë.

Ai do të zhvillojë një takim me kandidatët socialistë të Tiranës, në ambientet e selisë rozë. Takimi vjen një ditë pas përballjeve të Ramës me bashkinë Vlorë dhe Tiranë.

Nuk dihen ende detajet e diskutimeve që do të mbahen në kampin socialist.

"Partizanit të Inteligjencës Artificiale, me këtë videoklip nga Inteligjenca Artificiale, Akademia Politike e Partisë Socialiste në ditëlindjen e 61-të, i uron edhe 100 vjet kampion", thuhet ne urimin bashkengjitur videos se publikuar nga vete Rama.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)