"Heroina të heshtura"/ Jola Hysaj: Shteti ka harruar nënat e vetme që l*ftojnë çdo ditë për mbijetesë

Në një mesazh emocional në rrjete sociale, kandidatja për deputete e PD-së në Durrës, Jola Hysaj, ngre zërin për nënat e vetme që përballen çdo ditë me padrejtësi dhe mungesën e mbështetjes nga shteti.

Postimi:

Nga zëri i çdo gruaje që nuk dëgjohet kurrë.

Kur xhelatët e shtetit vijnë, harrojnë se në këtë vend ka një target-grup grash që nuk përmenden kurrë: nëna të vetme.

Dua të sjell rastin e Gentës, një grua që rriti e vetme djalin e saj, duke bërë sakrifica që nuk i përshkruan dot asnjë fjalë.

Në vitin e tretë të universitetit, me një fëmijë të vogël për dore, pa askënd tjetër përkrah përveç Zotit. Nuk kishte para as për një stilolaps, jo më për autobus, libra apo ushqim. Rrugën nga qyteti në universitet e bënte në këmbë, çdo ditë. Derisa mbetën 5 provime pa dhënë, sepse u detyrua të zgjedhë: të ushqejë djalin apo të ndjekë ëndrrën.

Jetonte në një dhomë të vetme, me një krevat tek. Punonte nga mëngjesi në mbrëmje. Shpesh me barkun bosh, ajo dhe i biri.
E heshtur, por me nder.
E përulur, por krenare.
E thjeshtë, por me fisnikërinë e një gruaje që ka kaluar nëpër çdo stinë të dhimbjes dhe sakrificës.\

Ku është shteti për Gentën dhe për gratë si ajo?
Për nënat që i marrin fëmijët me vete në çdo punë, që nuk lypin ndihmë, por luftojnë në heshtje?

Ju dini të mblidhni taksa.
Ju dini të bëni afera miliona euro.
Po për ata që fundin e muajit e kanë si ditën e fundit të jetës kush mendon?

A nuk duhet të mendojë shteti?
A nuk duhet politika të jetë në shërbim të njeriut dhe jo të firmave luksoze?

Unë jam nënë.
Jam grua.
Jam vajzë.
Dhe nuk mund të hesht.

Ka me qindra Genta në këtë vend.
Heroina të heshtura.
Që nuk kërkojnë mëshirë por drejtësi.

Shteti, ku është?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jola Hysaj (@jola.hysaj)