Guri: E tmerrshme ajo që po ndodh në Vjosë, pusi i naftës shumë i vjetëruar dhe ndotës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2025, 22:42
Në “Drejt” nga Luan Rama, Besjana Guri tha se është shumë e tmerrshme ajo që po ndodh me ndotjen e lumit të Vjosës dhe nuk ka kujdes për to.
Guri: Nuk është diçka që mund ta imagjinosh në një park kombëtar. Sikurse e ka thënë kolegu austriak, se si po menaxhohet kjo ndotje dhe pusi i naftës, është shumë i vjetëruar dhe nuk k a aspak kujdes. Dihej se kishte një aktivitet të tillë, jo në lumë, por jashtë tij. Tashmë ndotja është në lumë. Shpeshherë nuk e dimë se çfarë ndodh në terren, edhe pse ne e kemi thënë shumë herë. Ky ishte një rast shumë flagrant që nuk mund të presësh.