Vatër zjarri në kodrat e Hasit/ Temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Korrik 2025, 17:22
HAS- Një vatër zjarri ka përfshirë mesditën e sotme njësinë administrative Gjinaj të bashkisë Has.
Konkretisht vatra e zjarrit ndodhet në malin midis fshatrave Dome dhe Pogaj.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje dushku dhe shkurre.
Gjithashtu temperaturat e larta dhe era po favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit.
Forcat zjarrfikëse të Hasit, së bashku me emergjencat civile, janë mobilizuar për ndërhyrje.
Megjithatë, ndërhyrja është e vështirësuar për shkak të terrenit të thepisur.
