Lushnjë/ Kreu disa herë marrëdhënie me të miturën, dënohet me 25 vite burgim Xhevahir Veizi

Kryerja e marrëdhënieve seksuale me një të mitur në Lushnjë, i ka kushtuar 25 vite burgim, Xhevahir Veizit. Dy ditë më parë, 67-vjeçari është deklaruar fajtor dhe dënuar nga gjykata e Fierit, pasi është provuar më shumë se një herë marrëdhënia seksuale që ka pasur me një vajzë të mitur me inicialet K.T.

Vendimi është dhënë nga gjykata e Fierit, e cila pranoi pretencën e prokurorit Petrit Vukaj, për dënimin e Xhevahir Veizit me 25 vite burgim.

“Ora News” ka mësuar nga shqyrtimi i dosjes gjyqësore se në vitin 2023 në banesën e Xhevair Veizi, në lagjen "Gafurr Muça" në Lushnjë, ndodhej e mitura, K.T dhe dyshohej se shfrytëzohej për prostitucion.

Policia e Lushnjës ka shkuar te banesa e këtij personi dhe nga ana e punonjësve të policisë është gjetur në banesë (në krevat) e mitur K. T, ku është marrë më pas nga punonjësit e policisë dhe është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Lushnje bashkë me Xhevair Veizi.

Nga policia është marrë kallëzim penal K.T, në prani të punonjësve sociale të Bashkisë Lushnje.

Ajo ka treguar se në datën 12 Janar 2023, e ka zgjuar nga gjumi rreth orës 07:15 babai i saj A.T, për të vajtur në shkollë. Është veshur dhe është bërë gati, dhe është nisur për të ikur për në shkollë, aty tek hotel "Xhorxho", po i dhembnin muskujt e këmbës dhe nuk po ecte dot.

Ka vajtur tek banesa e Xhevair Veizi dhe ka hyrë brenda nga porta kryesore. Xhevairi ishte brenda në makinë dhe nuk e ka parë kur ajo hyri brenda në shtëpi. Ajo hyri tek Xhevairi në shtëpi për të ndenjur, pasi nuk donte që të shkonte në shkollë.

Ajo dhe familja e saj, përpara tre viteve kanë qenë komshinj ngjitur me banesën e Xhevair Veizi, ku ajo shkonte shpesh në banesën e Xhevair Veizit, madje dhe familjarët e saj kanë shkuar mirë me Xhevairin, pasi ai i ka ndihmuar herë pas here me ndihma ekonomike, me ushqime.

Pasi ka hyrë tek banesa e Xhevair Veizi, ka ndenjur shtrirë dhe ka menduar që më pas t'i bënte punët Xhevairit, të lante enët, t'i fshinte banesën.

Në banesë ajo ka qenë rreth orës 08:25 minuta. Pas disa minutash, në shtëpi kanë hyrë punonjësit e policisë, ku me ata ishte dhe Xhevairi.

Atë e kanë pyetur punonjësit e policisë që çfarë bën në banesën e Xhevairit. Ajo i ka thënë që ka ardhur me dëshirën e saj, pasi njihemi shpejt me Xhevairin.

Në banesën e Xhevair Veizit, ajo ka lënë rroba si streçe, dhe është larë ndonjëherë. Tek banesa e tij, ajo ka ndenjur në dhomën tjetër, ka hyrë në banjo dhe është larë.

Ajo shpjegon se sa kishte mbushur 12-vjeç, kur ka humbur virgjërinë me një djalë me emrin N, mbiemrin nuk ja di, në atë kohë ishte 17 vjeçe, dhe këtë fakt ia ka treguar Xhevair Veizit.

Kur ka qenë tek shtëpia e tij, ai i ka thënë që “meqenëse u zhvirgjërove do e bëjmë edhe bashkë” dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale në banesën e tij në muajin prill të vitit 2022.

Ajo gjatë gjithë kohës ka vajtur në banesën këtij personi, bënte punët e shtëpisë, gatuante, etj. Hera e dytë që kanë kryer marrëdhënie ka qenë pas 2-muaj e gjysmë.

E mitura ka qenë duke gatuar, duke bërë vezë dhe ai i ka thënë nëse do bënin ndonjë gjë, ajo ka thënë “Po...” dhe në krevat ajo ka kryer marrëdhënie seksuale dhe hera e tretë, ka qenë nga muaji tetor të vitit 2022.

Ajo ka qenë në banesën e tij, ka qenë pasdite, ka qenë duke pastruar dhe i ka thënë Xhevairi, nëse do bënin ndonjë gjë, do shkonin te krevati dhe kanë shkuar në krevat, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Ajo ka treguar se Xhevairi i ka dhënë njëherë 15 mijë lekë për një kostum, pasi ja ka kërkuar ajo dhe i ka dhënë leket dhe i ka thënë ta blinte.