Guri: Inceneratori i Elbasanit nuk punon. Nuk është as vendgrumbullim, por është vend hedhjeje

Ambientalisti, Sazan Guri i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se Inceneratori i Elbasanit nuk punon.

Guri: Inceneratori i Elbasanit nuk punon.

Duhej të kishte kaluar në duart e menaxhimit nga bashkia pas 4 vjetësh që ishte në kuadrin e një partneriteti privat i cili nuk funksionoi.

Nuk punoi në tërësinë e vet.

Megjithëse ishte metoda më e gabuar e zgjedhur.

Ai nuk është as vend grumbullim, sepse grumbullimi prezupozon se merr disa masa.

Ai ishte thjesht një vend hedhjeje.

Do vinte kjo ditë që djegiet janë të disa hershme.

Jo vetëm në Elbasan, Në Fier, në Vlorë, kudo.

Kemi të bëjmë tani me një vullkan.

Kemi të bëjmë me një lloj djegie duke qenë se ka të përqëndruar metale të rënda, helme.