“Plumbi i Artë” në GJKKO, Alibej: Kush e mbron Plarent Dervishajn nga ju? Suel Çelën? Mos ia jepni dëshmitë avokatëve të këtyre, pasi ...
Ka vijuar këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme mega-procesi i njohur ndryshe si “Plumbi i Artë”, ku ka vijuar dëshminë e tij bashkëpunëtori i drejtësisë Erion Alibej.
Erjon Alibej: Unë kam bërë një deklarim shumë të gjerë dhe në gjykimin tim i takon vetëm 25% të këtyre të akuzarve këtu. Kush e mbron Plarent Dervishajn nga ju? Suel Çelën? Apo njerëz të trafikut të drogës?
Për persona që nuk janë pjesë e këtij procesi, unë do isha i pari që do i kërkoja gjykatës të viheshin fashikujt në dispozicion. Kam dhënë një deklarim shumë të madh, kam përmendur shumë njerëz. Sa herë që do kërkohet nga çdokush, unë mezi pres të ballafaqohem me këdo.
Do ju lutesha që deklarimet e mia të mëparshme të mos i viheshin në dispozicion avokatëve.
Unë i di shumë mirë lojërat e këtyre. Avokatëve nuk u intereson çfarë kam thënë unë, por kanë interes për kundërshtarët tonë që janë jashtë.

