EMRAT/ Grabitën një burrë nën qytën e armës, arrestohet 40-vjeçari, tre shokët e tij në kërkim

Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar shtetasin Arben Limani, ndërsa ka shpallur në kërkim tre shtetasit Ridjon Imeri, Luis Imeri dhe Edison Muhametaj.

Personat e lartpërmendur dyshohet se i morën një shumë parash një shtetasi, duke e kanosur me armë zjarri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës, menjëherë pas kallëzimit nga shtetasi A. I., se dje, në lagjen nr.13, Durrës, 3 shtetas i kishin marrë 150.000 lekë, duke e kanosur me armë zjarri, kanë kryer veprimet hetimore për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap dhe u vu në pranga njëri nga autorët e dyshuar të rastit, shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në Durrës, dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerët, shtetasit R. I., 40 vjeç, L. I., 20 vjeç dhe E. M., 34 vjeç, të tre banues në Durrës.    

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.