Aksioni i policisë te zyrat e ‘Bankers’ në Fier/ 14 urdhërarreste, deri tani 10 të ekzekutuara (EMRAT+FOTO)
FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksionin e zhvilluar mesditën e sotme në zyrat qëndrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier, e cila operon në fushën naftënxjerrëse.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë lëshuar edhe 14 urdhër-arreste, ku 10 prej tyre janë ekzekutuar deri tani, ndërkohë operacioni është në vijim.
Po ashtu bëhet me dije se janë arrestuar CEO kinez i Bankers, Hongping Xiao dhe ish-CEO Leonidha Çobo, teksa veprimet hetimore janë ende aktive.
Arrestimet erdhën pas aksionit në kuadër të një dosjeje penale për pastrim parash dhe evazion fiskal.
Mësohet se Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie edhe për persona tjerë dhe aksioni është në proces.
Burime nga aksioni i policië njoftojnë se disa automjete luksoze me targa shqiptare dhe të huaja u panë të parkuara jashtë godinës, ndërsa nuk është bërë ende e ditur zyrtarisht arsyeja e këtij kontrolli.
Më herët, u raportua se efektivët hynë me forcë brenda kompanisë, pasi nuk iu është hapur dera teksa madje janë përballur me rezistencë nga punonjësit e kompanisë.

