EMRAT+FOTO/ Aksioni në zyrat qendrore të kompanisë "Bankers Petroleum", arrestohet ish-drejtori dhe CEO kinez

FIER- Ish-drejtori i "Bankers Petroleum", Leonidha Çobo dhe drejtori aktual, Hongping Xiao janë arrestuar gjatë aksionit të sotëm të policisë në zyrat qendrore të kompanisë në Fier.

Personat në fotot e më poshtme janë të arrestuarit, konkretisht ish-drejtori i "Bankers Petroleum" dhe drejtori aktual.

Kompania “Bankers Petroleum” në Fier operon në fushën naftënxjerrëse.

Mësohet se në këtë aksion janë parë furgonë policie, automjete të Tatimeve dhe njerëz me dokumente pikërisht në zyrat qendrore të Bankers Petroleum në Marinëz të Fierit.

 Sipas informacioneve paraprake, ky kontroll dyshohet të ketë lidhje me një borxh që kompania i ka shtetit.

"Bankers Petroleum" është akuzuar në të kaluarën nga Drejtoria e Tatimeve se nuk ka likujduar detyrimet fiskale si dhe për ndotjen që shkakton në zonë si rezultat i aktivitetit të kompanisë.

EMRAT+FOTO/ Aksioni në zyrat qendrore të kompanisë "Bankers