Në mungesë të pemëve, shatërvani në shesh i vetmi burim freskie në këto ditë përvëluese
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2025, 15:21
Kjo është nga mënyrat që qytetarët kanë zgjedhur për t’u freskuar në këto ditë të nxehta përveluese.
Shatërvani në qendër të Tiranës është kthyer në një oaz freskie.
Të vegjël e të rritur shfrytëzojnë ujin për t’i shpëtuar vapës së madhe
Temperaturat sot kanë shënuar 36 gradë Celsius, ndërsa qytetarët përpiqen ta kalojnë me mënyra të ndryshme.
Disa kanë zgjedhur hijen, disa çadrat, e disa kapelet si rrugët alternative për t’i bërë ballë temperaturave.
Ekspertët vijojnë të këshillojnë qëndrimin në ambiente të freskëta, hidratimin e vazhdueshëm dhe shmangien e daljes në diell gjatë mesditës

