Landfilli i Elbasanit në zjarr/ Horeshka: Nuk është landfill, por vend depozitimi për mbetje pas djegies
Eksperti i Mjedisit, Polikron Horeshka i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se në gjykimin teknik landfilli i Elbasanit nuk është landfill por një vend depozitimi që në kuptimin teknik i kanë ndryshuar statusin.
Horeshka: Ka shumë defekte në aspektin teknik të menaxhimit të mbetjeve.
Gati mbi 60-70% të atyre mbetjeve nuk shkonin më as në impantin e inceneratorit apo sot në landfill.
Në gjykimin tim teknik ai nuk është landfill.
Ai është një vend depozitimi që në kuptimin teknik e kanë ndryshuar statusin.
Ai vend depozitim është parashikuar për mbetje që dalin pas impiantit, pas djegies.
Që do të thotë se dalin nga hira që kur futen gjatë djegies me temperaturë mbi 700 gradë, hiri depozitohet atje.
Në bazë të atij vend depozitimi, afati i atij vend depozitimi shkon mbi 40 vjet.
Duke qenë se i ndryshoi statusi nga vend depozitim të hireve se hiri nuk zë volum në depozitim, ajo u kthye automatikisht në një vend depozitim për mbetjet urbane.
