Pjesë e grupit të Suel Çelës, Apeli i GJKKO lë në burg ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e cila akuzohet si e dyshuar për lidhjet dhe favorizimet e grupit të Suel Çelës.

Ish-gjyqtarja kishte bërë ankimimin e radhës të masës së sigurisë “arrest me burg”, e dhënë nga shkalla e parë e GJKKO-së, por sot Apeli vendosi ta linte në fuqi vendimin.

Me trupë gjykuese monokratike të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, u shpall vendimi mbi çështjen penale nr. 160, e regjistruar më 23 qershor, mbi ankimin e Fetahut, me objekt: “Ankim kundër vendimit nr. 355, datë 28.05.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-gjyqtarja pretendonte ‘deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit (shuarjen e masës së sigurimit) "arrest në burg", të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 138, datë 22.11.2024 dhe të konfirmuar me vendimin nr. 146, datë 27.11.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

Në përfundim të seancës, Lara vendosi rrëzimin e kërkesës së ankimueses Fetahu mbi afatet e kohëzgjatjes së paraburgimit, duke e lënë në qeli.

Pjesë e grupit të Suel Çelës, Apeli i GJKKO lë