Dyshohet për shpërdorim detyre, Gjykata e Durrësit pezullon nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Korrik 2025, 11:52
Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin ditën e sotme për të pezulluar nga detyra drejtorin e Arsimit Parauniversitar, Hazbi Lika.
Pezullimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Vendimi i gjykatës u mor si pjesë e procedurave hetimore ndaj Likës, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përgjegjësive të tij në këtë çështje. Lika u emëruar në krye të Arsimit Parauniversitar në Durrës më maj të vitit 2022, që zëvendësoi juristen Ana Dhamo.