VIDEO/ “Eja në Shqipëri të shijosh pak diell” - Farange pranon ftesën e Ramës: Do të diskutojmë deportimin e të burgosurve shqiptarë

Deputeti britanik Farange ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për të vizituar vendin tonë.

“1/50 shqiptarë janë në burg në Britani. Kryeministri Rama thotë se shifrat e mia janë gabim dhe se si mund të mendojmë ne si një shtet të deportojmë të ata që kanë dështuar në kërkimin e azilit.

Ai vetë po bën një marrëveshje me Italinë për të marrë disa nga kërkuesit për azil. Çfarë hipokrizie nga ky kryeministër pro BE dhe anti-Brexit.

Nëse je një njeri kaq i mirë, pse nuk i merr të gjithë të burgosurit tonë. Ne kemi kontrolluar 2 herë shifrat dhe e dimë që jeni të saktë. Por ai pretendon të kundërt. Rama më ka ftuar të shkoj në Shqipëri të diskutojmë shifrat, do ta pranoj ftesën dhe do të raportoj më vonë”, thotë ai në video mes të tjerash.

 

MESAZHI I RAMES

Ndërkohë mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë ka reaguar sërish për Farage, i cili ka kërkuar deportimin e shqiptarëve, me pretendimin se janë një kombësi që “mbushin” burgjet britanike.

Në një postim në rrjetin social “X”, Rama shkruan se Farage nuk ka qen konsistent me shifrat e të burgosurve shqiptarë në vendin e tij, ndërsa i ka “servirur” britanikut shifra reale nga ambasada shqiptare atje.

"Nigel, Nigel, Nigel… Nga “një kriminel në pesëdhjetë shqiptarë”, pretendimi juaj tani është shndërruar në: “Ndoshta është një në tre, ndoshta një në katër, nuk e di…” Vërtet?! Nuk e dini?

Dhe kjo vjen pasi thoni se i keni kontrolluar dy herë shifrat? Unë tashmë ju drejtova te të dhënat e vetë The Telegraph (me bujari, mund të shtoj) duke zgjedhur referencën tuaj, megjithëse një referencë vetëkontradiktore. Por dukeni të vendosur të vazhdoni në gabim. Pra, më lejoni t’ju ndihmoj me sqarime të mëtejshme.

Sipas të dhënave nga Ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me fraza të Brexit, numri i shqiptarëve në vendin tuaj nuk është 53,000, siç sugjeron fillimisht The Telegraph. Në fakt, në të njëjtin artikull, ajo pranon, dhe citoj, “analiza ka të ngjarë ta ketë nënvlerësuar madhësinë e popullsisë shqiptare”. Pastaj spekulon se shifra mund të jetë deri në 140,000.

Në realitet, z.@Nigel_Farage E di çfarë? Shifra është mbi 300,000, vëlla! Këta janë njerëz që mësojnë fëmijët tuaj, që ndërtojnë shtëpitë tuaja, që kujdesen për të moshuarit dhe të sëmurët tuaj. Ata nuk janë mish për dhëmbët e propagandës së shpëlarjes së trurit pas Brexit-it. Ata janë pjesë e strukturës së gjallë dhe që merr frymë e shoqërisë suaj. Edhe pa kontrolluar moshën, gjininë apo statusin socioekonomik, raportet tuaja bien.

As një në pesëdhjetë. Dhe sigurisht jo një në tre ose katër. Këto nuk janë statistika, janë taktika frikësimi të maskuara si të dhëna. Pra, më lejoni t’ju pyes qartë: pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar, pa zvarritur në baltë një komunitet të tërë njerëzish të shkëlqyer dhe punëtorë që i shërbejnë atdheut tënd me dinjitet sikur të ishte i tyri? Britania është tashmë e madhe dhe jo më pak për shkak të diversitetit, qëndrueshmërisë dhe forcës së saj shumëkulturore.

Një komb në stres politik post-traumatik nuk ka nevojë për kurbane. Nuk ka nevojë për goditje të kota. Dhe sigurisht nuk ka nevojë për mite në vend të fakteve. Shpresoj sinqerisht që vizita juaj e ardhshme në Shqipëri t’ju frymëzojë të luftoni për ide, në vend që të luftoni kundër njerëzve – në frymën e traditës së madhe liberale për të cilën vendi juaj ka qëndruar prej kohësh. Pres me padurim t’ju mirëpres në vendin tonë të bukur si mysafir nderi. Por, përpara se të arrini për të shijuar diellin e vërtetë dhe mikpritjen e sinqertë, a mund të biem dakord të diskutojmë faktet, jo fantazitë tuaja pas së vërtetës? Le të caktojmë datën", u shpreh kryeministri Edi Rama.