"Berisha dhe Malltezi nuk kanë fakt penal..."/ "Partizani", Gjokutaj: Heqja dorë e gjyqtares tregon paaftësi dhe ndikim politik në drejtësi

Avokati Genci Gjokutaj ka shpjeguar mbi zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor ndaj Jamambër Malltezit dhe kreut të PD, Sali Berisha. I ftuar në emisionin "Task-Forcë", në Syri TV, Gjokutaj theksoi vonesat e jashtëzakonshme dhe mosqartësitë në trajtimin e çështjes.

Gjokutaj gjithashtu tha se gjyqtarja e zgjedhur me short për të gjykuar dosjen ka dhënë dorëheqjen nga kjo çështje, çka mbetet pezull prej tre javësh pa vendim nga kryetari i gjykatës. Më tej avokati përmend edhe konfliktin e interesit të gjyqtarit Eugert Pëllumbi dhe kërkesën për përjashtimin e tij, duke theksuar se këto zhvillime rrezikojnë integritetin dhe drejtësinë në proces.

"Ju e dini që më 2 qershor është hedhur shorti në GJKKO në lidhje me këtë procedim pasi gjyqtarja paraprake pas 7 muajsh dërgoi çështjen në gjyq dhe një javë pas zgjedhjeve. Kjo trupë gjykuese, zoti Jamambër Malltezi ka bërë një kërkesë për masën e sigurisë që Malltezi jo vetëm e meriton, e ka kërkuar pa reshtur sepse ashtu si zoti Berisha dhe Malltezi në atë proces të gjithë nuk kanë fakt penal, jo më ti nënshtrohen masave të sigurimit.

Këtë e kemi thënë, e themi dhe do ta themi. Dhe në atë seancë të shqyrtimit të masës së sigurisë të zotit Jamambër Malltezi që nuk ka përfunduar akoma, gjyqtarja paska deklaruar dorëheqjen nga kjo çështje. Bëhen tre javë që kjo dorëheqje as miratohet dhe as rrëzohet nga kryetari i gjykatës. Ne kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Eugert Pëllumbi, si nip i zotit Himçi, i ci ka qenë në përplasje të drejtëpërdrejtë me zotin Berisha. Pra, një shkak akoma më i qenë, sepse rastet e përjashtimit janë të përcaktuara me ligj dhe përkatësia e një kushëriri me një person, daja në këtë rast, që është përplasur drejtëpërdrejtë, ka një konflikt real dhe nuk është konsideruar e tillë.

Nga pikëpamja juridike, heqja dorë ka një peshë specifike shumë më të madhe se një kërkesë përjashtimi që bëjnë palët. Praktikisht, një nga avokatët mund të bëjë një kërkesë përjashtimi, or heqja dorë nuk është taktike. Heqja dorë është gjyqi që i bën gjyqtari vetes, bën të pazotin jo nga pikëpamja profesionale, për ta gjykuar këtë çështje dhe nxjerr këtë pretekst," tha Genci Gjokutaj.