Tafani: Në Tiranë zgjedhjet kanë shumë vite që nuk kanë ndonjë problematikë të thellë
Analisti, Endri Tafani i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se në Tiranë zgjedhjet kanë shumë vite që nuk është se kanë ndonjë problematikë shumë të thellë.
Tafani: Besoj se shumica e qytetarëve të Tiranës janë koshientë që të paktën në Tiranë zgjedhjet kanë shumë vite që nuk është se kanë ndonjë problematikë shumë të thellë.
Ato që kanë pasur zgjedhje me probleme në Tiranë kanë qenë vetëm 96’ që ishte masakër elektorale.
97’ deri në një farë mënyre dhe pastaj nga ajo datë e mbrapa zgjedhjet kanë ardhur duke u përmirësuar.
Sepse edhe njerëzit në Tiranë janë qetësuar sepse në Tiranë dallohet edhe nga fakti që partitë e reja në Tiranë marrin vota.
Dhe kjo tregon që ajo ndarja e fortë që është nëpër rrethe, në Tiranë nuk është.
Përgjithësisht në Tiranë, historikisht ka pasur më pak problematika dhe kjo ka qenë gjithmonë në Tiranë.
