''Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash'', Braho: Rinumërimi për të bërë transparencë, i vetmi ndryshim erdhi brenda PD

Anëtari i KAS-it, Ledio Braho i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se procesi i rinumërimit kishte për qëllim për të bërë transparencë.

Braho: Qëllimi për të bërë transparencë, meqenëse pati shumë problematika, pati shumë kandidatë që ngritën pretendime në lidhje me votat dhe për të bërë transparencë dhe për të pastruar procesin e numërimit në KZAZ, ne vendosëm që të hapnim kutitë për qarkun e Tiranës.

Me thënë të drejtën unë nuk kisha pritshmëri që do kishte trafikim prej mijëra votash siç u pretendua dhe procesi atë tregoi.

Që përveç disa dhjetra votave që në raport me numrin e votave që ka qarku i Tiranës janë më pak se 1% e votave pamë atë që kishte thjesht ose vlerësime të ndryshme që mund ti bëhen një flete votimi për shkak të subjektivitetit ose kishte gabime njerëzore.

I vetmi ndryshim që erdhi, erdhi brenda PD midis dy kandidatëve që asnjëhëri prej tyre për momentin nuk është me mandate në Kuvend.

Një zhvendosje mes Dogjanit dhe Murrizit, kjo ishte e vetmja zhvendosje.

Procesi i rinumërimit hoqi gjithë atë baltë që ishte hedhur mbi numëruesit.