Bulevardi “Epidamn” në Durrës kthehet në pedonale nga 1 korriku deri më 31 gusht
Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Policia Bashkiake e Durrësit njoftoi sot se bulevardi “Epidamn” do të kthehet në një hapësirë pedonale nga 1 korriku deri më 31 gusht, prej orës 18:00–23:00.
Sipas policisë, kjo masë ka si qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve por edhe të vizitorëve të shumtë që vijnë në Durrës për të kaluar pushimet.
Për këtë qëllim, Policia Bashkiake njofton se ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin Epidamn (Segmenti Rrugor nga Prefektura deri tek Torra Veneciane) nga data 1 korrik deri më 31 gusht, prej orës 18:00 – 23:00.
Policia Bashkiake shpreson në mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe fton të gjithë qytetarët që të lënë makinat dhe të shijojnë shëtitjet në këmbë në bulevardin kryesor të Durrësit në këto mbrëmje verore.
